Albania and the Allies in the Years of the Second World War Cover Image
  • Price 4.50 €

SHQIPËRIA DHE ALEATËT NË VITET E LUFTËS SË DYTË BOTËRORE
Albania and the Allies in the Years of the Second World War

Author(s): Xhelal Gjeçovi
Subject(s): History
Published by: Qendra e Studimeve Albanologjike
Keywords: Second World War; Albania and the Allies; Albania; Albanian History;

Summary/Abstract: Një ndër vlerat e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare të popullit shqiptar është lidhja me Fuqitë e Mëdha aleate, Anglinë, BS-në dhe SHBA-në, që udhëhoqën Koalicionin Antifashist botëror. Lidhja me aleatët erdhi në mënyrë të natyrshme e logjike. Shqipëria ishte një nga viktimat e para të agresionit fashist, por dhe një ndër vendet e para që nisi qëndresën me armë. Krijimi i Koalicionit Antifashist e gjeti Shqipërinë të pozicionuar dhe të angazhuar në luftë kundër fashizmit. Në këto rrethana ajo u bë qysh në fillim pjesë përbërëse e Rezistencës Evropiane dhe anëtare aktive e Koalicionit Antifashist Botëror. Rezistenca që nisi më 7 prill të vitit 1939, pas Konferencës së Pezës të shtatorit të vitit 1942 njohu ndryshime cilësore nga përbërja, organizimi e nga intensiteti i veprimeve kundër armikut. Ky zhvillim i situatës në një vend të vogël por strategjik, nuk mund të mos tërhiqte vëmendjen e vendeve të tjera, duke përfshirë edhe Fuqitë e Mëdha. Shtypi dhe propaganda në mjaft vende nisi të shkruajë e të nxitë veprimet e armatosura të çetave partizane në Shqipëri. Kurse Fuqitë e Mëdha aleate, në dhjetor të vitit 1942, bënë deklarata zyrtare për njohjen e Luftës Antifashiste të popullit shqiptar.

  • Issue Year: 2004
  • Issue No: 01-02
  • Page Range: 095-105
  • Page Count: 11
  • Language: Albanian