CONFLICTS OF BELIEFS, IDEALS AND DIFFERENT VIEWPOINTS Cover Image

KONFLIKTET E BESIMEVE, IDEALEVE DHE PIKËPAMJEVE TË NDRYSHME
CONFLICTS OF BELIEFS, IDEALS AND DIFFERENT VIEWPOINTS

Author(s): Lirak KARJAGDIU
Subject(s): Language and Literature Studies
Published by: University of Tetova
Keywords: Drama poetike “Samson Agonistes”; analiza; konfliktet; temat; motivet; personazhet; tradita klasike dhe biblike

Summary/Abstract: Në këtë punim janë shqyrtuar dhe përimituar karaktersitikat kryesore të pjesëve përbërëse të dramës poetike “Samson Agonistes” dhe veprës së fundit të shkrimtarit famëmadh anglez, Xhon Miltonit. S`ka pikë dyshimi, se “Samson Agonistes” është një dramë e njëmendët me sfondin, atmosferën, fabulën, personazhet e vërtetë dhe dialogjet e monologjet dhe ka karakter autobiografik. Ajo madje mund të përgatitet e të shfaqet me sukses para publikut. Te drama “Samson Agonistes” Miltoni i përvishet një teme individuale, vitale dhe mitologjike. Ai niset nga legjenda dhe kallëzimi biblik dhe me një frymëzim të veçantë poetik e elaboron në detaje tregimin për mbrojtësin e fuqishëm të Izraelit, Samsonin, i cili kishte rënë në duart e armiqëve të tij më të pabesë për shkak të një dobësie dhe mëkati të pasionit, ishte verbuar dhe përbuzur dhe ishte shtrënguar të punonte si rob për filistinët. Në këtë kontekst, në këtë punim janë përmituar temat, motivet, vargu i ngjarjeve të fabulës, veprimet dhe konfliktet më të rëndësishme, protagonisti Samson dhe antagonistja Dalila, personazhet tjerë të dorës së dytë Manoa, i ati i Samsonit, Harafa, Kapadaiu dhe provokatori vigan filistinë, Lajmëtari i mbretit, Kasneci izraelit, Kori, si dhe stili dhe mesazhi i veprës. Veç këtyre, janë hetuar, interpretuar dhe komentuar edhe veçoritë më tipike të kësaj drame me elemente të dramës klasike dhe biblike nën ndikimin e të cilëve ka qenë autori i kësaj vepre dramatike dhe poetike.

  • Issue Year: 10/2023
  • Issue No: 19-20
  • Page Range: 273 - 302
  • Page Count: 30
  • Language: Albanian