The origin of Skenderbeg uprising Cover Image
  • Price 4.90 €

Origjina e kryengritjes së Skënderbeut
The origin of Skenderbeg uprising

Author(s): Halil İnalcık
Subject(s): History
Published by: Përpjekja
Keywords: Albania; Albanian History ; origin of Skenderbeg' uprising ; Skenderbeg' uprising ; Skenderbeg ; Origjina e kryengritjes

Summary/Abstract: Lëvizja e gjatë dhe e ashpër kryengritëse në Shqipëri ka përbërë një nga pengesat më të rëndësishme për vendosjen përfundimtare të pushtetit osman në Ballkan dhe formimin e plotë të Perandorisë Osmane në periudhën e Muratit II dhe atë Sultan Mehmetit II Ngadhnjimtarit. Ndërsa mbretëria e fortë hungareze, duke pasur mbështetjen materiale dhe shpirtërore të papatit dhe botës së krishterë kërkonte të zgjeronte pushtetin e saj përtej Danubit dhe në vitet 1443-1444 zhvillonte një ndër pushtimet më të rrezikshme në territoret osmane në Ballkan, kryengritja në Shqipëri po dobësonte në mënyrë të tejskajshme krahun e majtë të qendresës Osmane1. Ndërsa Beogradi ishte, në një anë, kufiri me Europën Qendrore, Shqipëria, në tjerën, ishte kufiri me Italinë dhe të dy këta kufinj përbënin portat e hyrjes për në Ballkan. Për këto arësye, në këto dy pika kyçe, ndeshja me botën perëndimore mori formën e përplasjeve më të forta dhe më të vështira. Fushatat a mëdha (1448, 1450, 1463, 1466, 1467, 1478) që u bënë në Shqipëri, në të cilat morën pjesë personalisht si Sulltan Murati II e si Sulltan Mehmeti II Ngadhnjimtari, erdhën si rezultat i kësaj gjendjeje.

  • Issue Year: 2012
  • Issue No: 28-29
  • Page Range: 166-189
  • Page Count: 24
  • Language: Albanian