Gjurme kultesh të natyrës në malin e krujës
Në kohë shumë të lashta, në kontaktet e njerëzve primitivë me natyrën e me dukuritë e ndryshme që ngjasin në të, lindën besimet më të hershme. Ato ishin shprehje e paditurisë së njeriut primitiv, e dobësisë së tij para forcave të pakuptueshme shkatërruese të natyrës. Në këtë kuadër u përpunuan besimet për vende e objekte të caktuara të natyrës, të cilave u visheshin cilësi të mbinatyrshme. Këto janë objekte e vende të kultit, faltoret e para të njeriut të kohëve të lashta. Atje çonin dhurata, bënin lutje, kryenin flijime.
More...