THESAURUS OF THE CHILDREN WORLD Cover Image

SINONIMIK I ILUSTRUAR PËR FËMIJË (THESAURUS)
THESAURUS OF THE CHILDREN WORLD

Author(s): Nikoleta Kalldermxhiu
Subject(s): Language and Literature Studies
Published by: University of Tetova
Keywords: kontekst; fushë leksikore; togfjalësh; familje semantike; shndërrime gjuhësore; thesaurus

Summary/Abstract: Qëllimi i këtij mëtimi ishte nxjerra e sinonimeve dhe antonimeve prej grupeve të fjalëve që dalin në fushën semantike të botës shpirtërore dhe materiale të fëmijëve. Kjo do t’i shërbejë paraqitjes së tyre në një sinonimik të ilustruar për fëmijë. Duke shfrytëzuar fushën leksikore dhe togfjalëshin si burim i parë i kontekstit, përzierja e deduksionit me induksionin si metodologji bëri më të lehtë saktësinë e arritjes sonë e për rrjedhim fëmijën që do të zhvillohet nëpërmjet fjalorit. Punimi jep qasje të zbërthimit gjuhësor të togfjalëshit duke e bërë këtë të fundit burim të sinonimive të reja të botës së fëmijëve. Ideja se mësimi i gjuhës bëhet më mirë me togfjalësha, është vërtetur duke sjellë shembuj konkretë të potencialit të tyre, si instrument që i shton kompetencës komunikative të fëmijëve thellësi, ngjyra dhe variacione leksikore.

  • Issue Year: 8/2021
  • Issue No: 15-16
  • Page Range: 156-167
  • Page Count: 12
  • Language: Albanian
Toggle Accessibility Mode