TIPARE TË SISTEMIT FOLJOR NË FOLMEN E RAHOVECIT ME RRETHINË Cover Image

FEATURES OF THE VERBAL SYSTEM OF THE RAHOVEC DIALECT WITH ITS SURROUNDINGS
TIPARE TË SISTEMIT FOLJOR NË FOLMEN E RAHOVECIT ME RRETHINË

Author(s): Fridrik Dulaj
Subject(s): Language and Literature Studies
Published by: University of Tetova
Keywords: e folmja; folje; Rahoveci; kohë; mënyrë; terren

Summary/Abstract: Në kuadër të ndryshimeve ekonomike-shoqërore dhe politike që po ndodhin në Ballkanin Perëndimor janë duke ndodhur edhe ndryshime gjuhësore. Lëvizja e njerëzve ka bërë që të ndryshojë edhe gjuha. Hulumtimet dialektologjike të dikurshme, sot duhet të shihen në kuadër të ndryshimeve sociolinguistike. Ky punim ka për qëllim të pasqyrojë disa tipare foljore në një areal të ngushtë gjuhësor në Kosovë. Hulumtimi është bërë në zonën e Rahovecit, duke u mbështetur në të dhënat e Atlasit dialektologjik të gjuhës shqipe, duke i krahasuar ato me gjetjet në terren. Rezultatet na sjellin të dhëna interesante sa i përket disa trajtave foljesh, të cilat gjatë shfrytëzimit të literaturës dialektologjike dhe sociolinguistike nuk i kemi gjetur në asnjë të folme të shqipes. Folja do të shihet sipas kategorive gramatikore të mënyrës, të vetes, të kohës, të diatezës. Gjithashtu po aq me rëndësi do të jetë edhe trajtimi i formave të pashtjelluara. Prandaj analizat e këtyre trajtave foljesh do të na sjellin në konkludimin se e folmja e kësaj zone ka disa karakteristika që nuk dëgjohen në të folmet tjera verilindore.

  • Issue Year: 9/2021
  • Issue No: 15-16
  • Page Range: 97-108
  • Page Count: 12
  • Language: Albanian