NOUNS’ CASE SYSTEM OF ALBANIAN LANGUAGE ACCORDING TO KOLEC TOPALLI Cover Image

SISTEMI RASOR I EMRAVE TË SHQIPES SIPAS KOLEC TOPALLIT
NOUNS’ CASE SYSTEM OF ALBANIAN LANGUAGE ACCORDING TO KOLEC TOPALLI

Author(s): Edona Jahiu
Subject(s): Language and Literature Studies
Published by: University of Tetova
Keywords: Kolec Topalli; sistemi rasor; shqipe; i trashëguar; i ri; i reduktuar

Summary/Abstract: Në këtë punim paraqitet qasja e Kolec Topallit ndaj formimit dhe zhvillimit të sistemit rasor të emrave në gjuhën shqipe, i cili është bazuar në arritjet shkencore të studiuesve paraprakë shqiptarë e të huaj. Ky sistem ka pësuar lëvizje të vazhdueshme, në një anë duke u tkurrur e reduktuar, por njëkohësisht, duke u zhvilluar me mbaresa të reja e të veçanta për gjuhën shqipe. Mungesa e dokumentimit të hershëm i ka shtyrë shumë albanologë të merren me këtë sistem, ta trajtojë secili në mënyrën e vet, normalisht jo arbitrarisht, në përqasje me zhvillime fonetike, fjalë apo me forma, në shqipe e në gjuhët motra të saj. Topalli, mbështetur në të dhëna nga autorët e tjerë, për secilën rasë jep shpjegime, shoqëruar me shembuj konkretë.Kështu, qëllimi ynë kryesor është ta japim gjykimin e Topallit rreth këtij sistemi, mënyrën e përfitimit të tij në gjendjen siç është sot, por edhe t’i përqasim pikëpamjet e tij me autorë të tjerë, si dhe të japim shpjegime individuale me anë të metodës analitike e interpretuese. Topalli, siç do ta shohim, sistemin rasor të shqipes e sheh me formante pjesërisht të trashëguara (disa të zgjeruara, të reduktuara apo të mënjanuara), pra, vetëm në disa raste i sheh si burimore, por larg formës bazë.

  • Issue Year: 9/2021
  • Issue No: 15-16
  • Page Range: 57-64
  • Page Count: 8
  • Language: Albanian