Something has come to an end Cover Image
  • Price 4.50 €

DIÇKA KA MARRË FUND
Something has come to an end

Author(s): György Konrád
Subject(s): Philosophy
Published by: Përpjekja
Keywords: Albania;

Summary/Abstract: Kur gjithçka përreth nesh ndryshon, është e pamundur që ne të mos ndryshojmë. Letërsia si institucion kombëtar - çka ishte në kohën e socializmit – nuk ekziston më. Ka marrë fund periudha e librave të subvencionuar që, si të kishin lexues, si të mos kishin, shtetit pak i interesonte. Tashti nuk mund të jesh më as propagandist i madh dhe as heretik. Deviacionet politike nuk kanë më për terren letërsinë. Kritika ka si vend shprehjeje parlamentin apo gazetat, ajo s’mund të luajë më kukamshefti në teatër. Në ditët tona pohimet politike rrallë i çudisin njerëzit, madje ka filluar të funksionojë kundërpesha e indiferencës. Në pjesën më të madhe të debateve të njerëzve, shkrimtari nuk është tjetër veçse një amator. Të shkruarit është bërë një mjeshtëri më pak serioze sesa ç’ka qenë dikur; më tepër trajtohet si një pasatempo, dëfrim apo diletantizëm. Vendin tonë për të thënë gjëra sublime e kanë zënë priftërinjtë. Ndërkaq, burrat e shtetit mbajnë në duar tekste që redaktorët e tyre i kanë ujdisur për mrekulli. Pra, edhe shprehja e ideve të larta nuk është më detyra jonë. Në një demokraci liberale bashkëqytetarët tanë nuk kanë më nevojë për udhëheqës shpirtërorë. Ata do të vazhdojnë të kenë nevojë për libra të mirë. Shkrimtari ka pasur një rol të dukshëm pozitiv apo negativ vetëm në sistemin socialist. Në një shoqëri borgjeze ai është një person privat nga i cili mund të përfitohet diçka. Në demokracinë liberale - të paktën për aq sa ne e jetojmë, - poezia rikthehet tek hobi; teksti i shkrimtarit është një çështje private. Po qe se ai u intereson vetëm pak vetave, ai mund ta botojë me paratë e tija në njëmijë apo dymijë kopje. Vetëm disa vjet pas ndryshimeve shkrimtarët i ka zënë drithma: a ka më vërtet nevojë për ta?

  • Issue Year: 1996
  • Issue No: 08
  • Page Range: 017-021
  • Page Count: 5
  • Language: Albanian