The Epos and our history Cover Image
  • Price 4.50 €

Eposi dhe historia jone
The Epos and our history

Author(s): Aleks Buda
Subject(s): History, Customs / Folklore, Studies of Literature, Albanian Literature, Cultural Anthropology / Ethnology
Published by: Qendra e Studimeve Albanologjike
Keywords: Albania; epos; folklore; history;

Summary/Abstract: Eposi dhe historia përbëjnë dy gjymtyrë të një binomi, të cilat i lidh në mënyrë të ndërsjelltë një logjikë e brendshme e shtërnguar. Historia e një populli, historia e kulturës së tij, mund të thuhet se ka në zanafillën e vet poezinë epike legjendare dhe anasjelltas, janë koordinatat e historisë, brenda të cilave ligjësisht lind e rritet, zhvillohet e pasurohet dhe më në fund shuhet eposi legjendar, duke ua lënë vendin krijimeve të tjera të gjenisë popullore. Prej truallit të historisë, të ushqyer e të pllenuar gjatë shekujve me gjak e punë, me vuajtje, përpjekje, humbje e fitore, u rrit poezia epike — ai lis vigan që shtrin degët e mbulon shekujt deri në ditët tona. Mishërim i njësisë midis heroit, popullit dhe historisë, eposi legjendar mund të quhet me plot gojën shprehje e manifestim i rrugës së gjenezës së etnive të lashta e të kombësive mesjetare, si bazë e kombeve modernë dhe të kulturës së tyre kombëtare. Në këtë paradigmë të përgjithshme bën pjesë edhe shembulli i eposit tonë legjendar, i eposit shqiptar. Është ky truall i historisë, ku ne duhet të kërkojmë dhe mund të gjejmë shtigje dhe rrugë për t’i dhënë një përgjigje pak a shumë të kënaqshme pyetjeve dhe çështjeve sa të rëndësishme, aq edhe të vështira që kanë të bëjnë me problemin e gjenezës dhe stadet e zhvillimit të epikës sonë heroike, me sfondin e saj konkret historik-shoqëror, me ngjarje e persona të veçantë që mund të kenë gjetur pasqyrim në të, me kohën e truallin e formimit dhe marrëdhëniet e saj, me eposin evropian, në përgjithësi, dhe të popujve fqinjë në veçanti.

  • Issue Year: 04/1984
  • Issue No: 01al
  • Page Range: 3-9
  • Page Count: 7
  • Language: Albanian