TETOVA’S 68 IN THE CONTEXT OF YUGOSLAV AND INTERNATIONAL CIRCUMSTANCES Cover Image

68-ta TETOVARE NË KONTEKST TË RRETHANAVE JUGOSLLAVE DHE NDËRKOMBËTARE
TETOVA’S 68 IN THE CONTEXT OF YUGOSLAV AND INTERNATIONAL CIRCUMSTANCES

Author(s): Zeqirja Rexhepi
Subject(s): History, Philosophy
Published by: University of Tetova
Keywords: demonstrata;politika antishqiptare;lëvizja studentore;rezistenca;

Summary/Abstract: Demonstratat shqiptare të vitit 1968 në Maqedoni janë pjesë e rezistencës gjithkombëtare në ish-Jugosllavi. Këto janë zhvilluar si rrjedhojë e një politike antishqiptare, pas Luftës së Dytë Botërore. Në këtë punim shkencor do të përpiqem që ngjarjet e vitit 1968 (me theks të veçantë ngjarjet e Tetovës) ti trajtoj në dy rrafshe:-në rrafshin e marrëdhënieve të brendshme jugosllave dhe-në rrafshin e marrëdhënieve ndërkombëtare.Në rrafshin e politikës së brendshme, Jugosllavia Socialiste në periudhën e Luftës së Ftohtë, vitet gjashtëdhjeta, përpiqet të luajë rolin e “promotorit” në Lëvizjen e të Painkuadruarve. Një politikë e këtillë ishte në funksion të kamuflimit të problemeve të brendshme në marrëdhëniet e brishta ndëretnike. Shqiptarët ndodheshin në pozitë diskriminimi nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore. Në vitin 1966, në Plenumin e Brioneve, koha kur nga skena politike shkarkohet njëri nga politikanët më të mëdhenj antishqiptar, Aleksandër Rankoviçi, hapet rruga e shpërthimit të revoltës së shqiptarëve kundër shtypjes sistematike. Në rrafshin e marrëdhënieve ndërkombëtare, viti 1968 është viti i krizave të shumta, ndër të cilat vend të veçantë zënë lëvizjet studentore në vende të ndryshme të Evropës, me prirje të majta politike, në manifestimet e të cilave dominonte kundërshtimi i luftës së Vietnamit. Ngjarjet në Çekosllovaki ishin një kapitull i veçantë në zhvillimet ndërkombëtare, sikurse dhe intervenimi ushtarak sovjetik. Ngjarjet në fjalë e shpalosën doktrinën sovjetike të intervenimit, një proces që sapo kishte filluar, pra fillimi i fundit të sistemit komunist.

  • Issue Year: 5/2018
  • Issue No: 10
  • Page Range: 142 - 148
  • Page Count: 7
  • Language: Albanian