ASPECTS OF THE PRESENTATION OF GJAKOVA NEDDING ON SOCIAL MEDIA Cover Image

ASPEKTE TË SHPËRFAQJES SË KËNGËS DHE VALLES SË DASMËS GJAKOVARE NË RRJETET SOCIALE
ASPECTS OF THE PRESENTATION OF GJAKOVA NEDDING ON SOCIAL MEDIA

Author(s): Krenar Doli
Subject(s): Language and Literature Studies
Published by: University of Tetova
Keywords: Dasma; kultura; zakoni; muzika; tradita

Summary/Abstract: Ceremoniali i dasmës përgjithësisht është sintezë e artit me veprimtarinë praktike të këngës folklorike me muzikën, vallen, me lojërat popullore, urimeve me ritin, ceremoninë etj. Ceremoniali i dasmës përbën një lloj të teatrit folklorik, ku nëpërmjet përbërësve të mësipërm gjenerohet një kod simbolik i kuptueshëm për të gjithë pjesëmarrësit, akteret e tij. Ai kumton ndryshimin e gjendjes sociale të çiftit bashkëshortor, kalimin e tyre në një stad e grup të ri social. Në ceremonialin e dasmës gjakovare dalloheshin gjurmë zakonesh e ritesh, të vjetra, jehonë e kohëra pagane, feve monoteiste, si dhe ndikime te huazura nga kulturat e huaja (përgjithësisht ajo orientale). Këto të fundit vinin nëpërmjet rrugëve e lidhjeve ekonomike, kulturore e politike që pati Gjakova me shumë vende, në rradhë të parë me qytetet e Shqipërisë por edhe më gjerë. Dasma shqiptare, sikundër çdo traditë tjetër e jetës zakonore ngërthen elemente të krahinës, krahas atyre që përbëjnë në thelb bërthamën e kulturës kombëtare. Andaj, gjatë shtruarjes, trajtimit dhe analizës së kësaj tradite zakonore familjare dhe shoqërore, do të ndeshemi me momentet ku vlerat marrin dimension krahinor por edhe gjithëkombëtar.

  • Issue Year: 6/2019
  • Issue No: 11-12
  • Page Range: 177 - 185
  • Page Count: 9
  • Language: Albanian, English