VEPRIMTARIA RADIODIFUZIVE E RADIO TETOVËS
RADIO BROADCASTING ACTIVITY OF RADIO TETOVO
Author(s): Selam SulejmaniSubject(s): Language and Literature Studies
Published by: University of Tetova
Keywords: radiodifuzive; radio e tetovës
Summary/Abstract: Në historinë e mediave, transmetimi në radio hap perspektiva të reja. Krijon një “fole audience', pra dëgjimin familjar dhe kolektiv mbrëmjeve në shtëpi, aty ku më vonë do të mbërrijë televizioni. Radioja e shtroi në mënyrë më të drejtpërdrejtë sesa kinemaja çështjen e relacioneve me shoqërinë dhe me shtetin, ngase në më shumë vende evropiane stacionet e transmetimit në radio, shfrytëzoheshin drejtpërsëdrejti edhe nga vetë institucionet shtetërore gjatë viteve tridhjetë.Sa i përket përmbajtjes së saj, radioja u ofronte qytetarëve përvojën e dy modeleve të veçanta ose të përziera:o modelin komercial që i jep përparësi lojërave, muzikës dhe argëtimit; dheo modelin edukativ që vlerëson normat e kulturës së ndritur.Sikurse edhe shtypi në shekullin XIX, radioja, kur përparon “edicioni i lajmeve të folura” ngre një sistemkontrolli të informacioneve të transmetuara, që i bën ato koherente me kulturën politike të çdo vendi.Për më tepër, radios i duhej të negociojë një modus Vivendi me shtypin e shkruar. Arbitrimet e këtyre problemeve, vareshin nga kultura dhe zgjedhjet politike të vendeve të interesuara.
Journal: ALBANOLOGJIA International Journal of Albanology
- Issue Year: 5/2018
- Issue No: 9-10
- Page Range: 271 - 275
- Page Count: 5
- Language: Albanian, English
