LANGUAGE VERSUS THE IMPACT OF THE PHENOMENA OF MONOSEMISM Cover Image

GJUHA PËRBALLË NDIKIMIT TË DUKURISË SË MONOSEMISË
LANGUAGE VERSUS THE IMPACT OF THE PHENOMENA OF MONOSEMISM

Author(s): Jonida Cungu
Subject(s): Lexis
Published by: University of Tetova
Keywords: monosemy;linguistic phenomena;borrowing;structure;lexical units;

Summary/Abstract: Kuptimi i fjalës shfaq interes për zgjidhjen e disa çështjeve të diskutueshme të semantikës. Natyra e lidhjes së fjalës me kuptimin tregon për karakterin e ndërlikuar të kuptimit të fjalës. Dyshimi, nëse fjalët kanë shumë kuptime apo vetëm një kuptim, të cilin e përdorim në kontekste të ndryshme, është ende tematikë që trajtohet nga studiues të shumtë. Ky punim ka për qëllim të trajtojë çështje të kuptimit të fjalës dhe të përshkruajë ndikimin e monosemisë përballë gjuhës, duke pretenduar se fjalët me një kuptim zënë një vend të konsiderueshëm në leksik. Edhe pse konsiderohet si një fenomen i rrallë gjuhësor, për shkak të numrit të vogël të fjalëve njëkuptimëshe krahasuar me fjalët shumëkuptimëshe, do të përpiqemi të argumentojmë pse monosemia duhet trajtuar si dukuri gjuhësore. Përmes trajtimit teorik dhe nëpërjmet hulumtimeve në "Fjalor i gjuhës shqipe" 2006, pretendojmë të argumentojmë jo vetëm shtimin e fjalëve njëkuptimëshe në gjuhën shqipe, por edhe ndikimin e tyre në gjuhë për shkak të strukturës së varfër semantike që ato paraqesin. Metodat sasiore, cilësore, si dhe analiza krahasuese do të shërbejnë për të evidentuar mënyrat e përftimit të monosemisë në gjuhën shqipe, natyrën e vakët përmbajtjesore të strukturës leksikore të fjalëve njëkuptimëshe, vlerën që monosemia merr përballë gjuhës.

  • Issue Year: 7/2020
  • Issue No: 13-14
  • Page Range: 42-46
  • Page Count: 5
  • Language: Albanian