ECONOMIC IMPACT OF ARCHIVES DIGITALIZATION Cover Image

IMPAKTI EKONOMIK I DIGJITALIZIMIT TË ARKIVAVE
ECONOMIC IMPACT OF ARCHIVES DIGITALIZATION

Author(s): Kristal Hykaj
Subject(s): Archiving, Electronic information storage and retrieval, ICT Information and Communications Technologies
Published by: Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave e Republikës së Shqipërisë; Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës
Keywords: Digitalization; economic impact; social impact; archive;

Summary/Abstract: Valët e adoptimit dhe përdorimit të teknologjisë së informacionit kanë revolucionarizuar botën tonë duke prezantuar teknologji të veçantë - shërbime të mundësuara në çdo sferë të jetës sonë. Ekzistojnë aplikime të ndryshme të TI-së ku digjitalizimi është një prej tyre. Digjitalizimi është një proces i konvertimit të formave të ndryshme të informacionit, të tilla si teksti, tingulli, imazhi ose zëri në formatin e digjitalizuar. Digjitalizimi ka një ndikim të provuar në ekonomi dhe shoqëri duke zvogëluar papunësinë, duke përmirësuar cilësinë e jetës dhe duke rritur qasjen në njohuri dhe shërbime të tjera publike. Procesi i digjitalizimit shënon një ulje kostoje, e bazuar kjo në praktika të ndryshme të tjera. Digjitalizimi në arkiva do të sjellë një lehtësim në ruajtje, qaje dhe shpërndarje të një dokumenti tashmë në të gjithë diasporën shqiptare dhe jo vetëm. Ky punim do të fokusohet në impaktin ekonomik që ka digjitalizimi i arkivave, por duke prekur shkurtimisht edhe efektin social te brezat e ardhshëm, që nëpërmjet qasjes së lehtësuar e kanë shumë më të lehtë prezantimin me historinë e vendit të tyre

  • Issue Year: 56/2020
  • Issue No: 1-2
  • Page Range: 251-256
  • Page Count: 6
  • Language: Albanian