Rexhep Qosja and His Comparative Historic-Literary Studies Cover Image

REXHEP QOSJA DHE STUDIMET KRAHASUESE HISTORIKO-LETRARE
Rexhep Qosja and His Comparative Historic-Literary Studies

Author(s): Ali Xhiku
Subject(s): Language and Literature Studies
Published by: Qendra e Studimeve Albanologjike
Keywords: Rexhep Qosja and His Comparative Historic-Literary Studies; Albania; Albanian Literature

Summary/Abstract: Një histori e ardhshme e letërsisë shqipe do të vërejë me siguri se emri i prof. Rexhep Qosjes nisi të bëhej i njohur në Shqipëri në fund të viteve ’60 dhe në fillim të viteve ’70 të shekullit të shkuar. Ndër njerëzit e letrave të atyre kohëve bëri përshtypje të madhe libri Dialogje me shkrimtarë, e pak më pas, edhe libri tjetër Kontinuitete. Deri atëherë, të paktën në Shqipëri, askush nuk kishte botuar përmbledhje aq të vëllimshme, me një tematikë aq të pasur që shtrihej lirshëm në periudhat kryesore të zhvillimeve letrare të këtej dhe andej kufirit. Deri atëherë askush nuk kishte marrë përsipër të realizonte i vetëm portrete të pjesës më të madhe të shkrimtarëve të shquar të letërsisë shqipe. Vërtet ishte botuar në vitet 1959-1960 një histori e saj nga Universiteti Shtetëror i Tiranës. Vërtet ajo histori u vlerësua mjaft, madje edhe prej Namik Resulit, njërit prej studiuesve më të përgatitur të paraluftës, të cilit, ndërkaq, do t’i vinte doemos keq, që disa autorë të traditës nuk ishin përfshirë në faqet e saj.

  • Issue Year: 2006
  • Issue No: 03-04
  • Page Range: 041-044
  • Page Count: 4
  • Language: Albanian
Toggle Accessibility Mode