Sulejman Naibi and The Odyssey of His Divani Cover Image
  • Price 4.50 €

SULEJMAN NAIBI DHE ODISEA E DIVANIT TË TIJ
Sulejman Naibi and The Odyssey of His Divani

Author(s): Kristo Frashëri
Subject(s): Language and Literature Studies
Published by: Qendra e Studimeve Albanologjike
Keywords: Sulejman Naibi ; The Odyssey of His Divani ; Albania;Albanian Literature;

Summary/Abstract: 1. - Nga jeta e Sulejman Naibit dihen shumë pak njoftime – se ka jetuar në shekullin XVIII, se ka qenë bashkëkohëtar i Nezim Frakullës, se ka shërbyer si “Naib” në Berat, se ka jetuar disa kohë në Elbasan, se na ka lënë një “Divan” me vjersha shqipe, të shkruara me alfabetin arab, deri tani ende i panjohur dhe se nga krijimtaria e tij letrare tani kemi në dorë vetëm tetë poezi shqipe. Tashmë fondi i burimeve historike që ndriçon në një farë shkalle jetën e Sulejman Naibit pak a shumë është pasuruar. Krahas njoftimeve dokumentare të shekullit XVIII, në fakt ende fragmentare, tani kemi në dorë edhe kujtime personale të regjistruara me kohë nga pasardhës ose nga dashamirës të hershëm të Sulejman Naibit. Njëri prej tyre është Shahzivar Karaosmani, një personalitet elbasanas që ka jetuar rreth mesit të shekullit XIX. Në kujtimet e veta të hartuara në turqisht, të mbetura ende në dorëshkrim, ai ka dhënë disa njoftime interesante të panjohura më parë për jetën e Sulejman Naibit. Njoftimet që përmban “Defteri” me kujtimet e Shahsivar Karaosmanit na i ka dhënë të përkthyera shqip Ferit Vokopola së bashku me disa shënime të tij familjare rreth Ahmet Tusiut – pra rreth autorit të “Defterit” të përmendur, në të cilin siç u tha janë kopjuar, ndër të tjera, në vitet 1836-1837, vjershat e Sulejman Naibit. Shtojmë me këtë rast se Ahmet Tusiu ishte gjyshi i Ferit Vokopolës1.

  • Issue Year: 2006
  • Issue No: 03-04
  • Page Range: 065-079
  • Page Count: 15
  • Language: Albanian