Traditions in evolution. The actual celebration and table in Shpat, Elbasan – an essay towards transformational anthropology Cover Image
  • Price 4.50 €

Tradita në ndryshim. Festa dhe trapeza e sotme në Shpat të Elbasanit, sprovë për një antropologji të transformimi
Traditions in evolution. The actual celebration and table in Shpat, Elbasan – an essay towards transformational anthropology

Author(s): Eckehard Pistrick, Gerda Dalipaj
Subject(s): Anthropology
Published by: Qendra e Studimeve Albanologjike
Keywords: Traditions in Evolution ; Shpat ; Elbasan ; transformational anthropology

Summary/Abstract: Nga shfrytëzimi i literaturës së fushës, vihet re se përballja midis asaj që është e trashëguar dhe së resë në Shqipërinë e tranzicionit ka marrë pak vëmendje nga etnologët dhe folkloristët në Shqipëri. Kryesisht puna e deritanishme ka konsistuar në mbledhjen e kujtesës kolektive mbi rendet shoqërore, sistemet kulturore, folkun në tërësinë e tij. Ky artikull i bashkohet një rryme të re përpjekjesh mbi eksplorimin e mënyrave se si „e reja‟ përjetohet në nivelin mikro1; se si ajo dominon, bashkëjeton ose kundërshtohet nga koncepte të trashëguara. Për shembull, A.Hysa2 tregon se si popullsi të vendosura gjatë dhe pas rënies së regjimit në lagje periferike të Tiranës përdorin lidhjet farefisnore dhe krahinore për të orientuar politika të caktuara. N.Bardhoshi3 gjatë punës së tij vazhdimisht ka parashtruar tezën mbi pluralitetin ligjor, duke treguar mbivendosjen dhe kontestimin midis sistemeve të ndryshme ligjore në të njëjtën hapësirë. Në këtë vazhdë, boshti qendror i artikullit synon që të japë një përshkrim të mënyrës se si gjallon festimi në Shpat të Elbasanit në ditët e sotme dhe se si tradicionalja përballet me risitë dhe me koncepte të reja mbi etiken dhe estetiken. Një festë fshatçe apo një trapezë gëzimi në vetvete shfaqen si një mikrokozmos ku ndërthuren dhe gjejnë vend kujtimet mbi të kaluarën, sfidat e së tashmes dhe pritshmëritë e së ardhmes; jetesa në fshat dhe qytet; jetesa në Shqipëri dhe jashtë saj; koncepte të ndryshme mbi familjen, farefisninë e fshatin apo edhe mbi rolet gjinore.

  • Issue Year: 2009
  • Issue No: 01-02
  • Page Range: 125-140
  • Page Count: 16
  • Language: Albanian