Invisible Citizens in Politics: Women in Rural Areas Cover Image

Qytetaret e Padukshme në Politikë: Gratë në Zonat Rurale
Invisible Citizens in Politics: Women in Rural Areas

Author(s): Sonila Danaj
Subject(s): Politics, Gender Studies, Government/Political systems, Evaluation research, Rural and urban sociology, Transformation Period (1990 - 2010)
Published by: Shtëpia botuese “UET Press”
Keywords: Albania; politics; gender; women; rural areas; democratization;

Summary/Abstract: Teorikisht gratë në zonat rurale përbëjnë më shumë se 25 % të elektoratit shqiptar. Praktikisht ky grup është inekzistent në hapësirën publike dhe për pasojë i padukshëm në procesin politik. Për një sërë arësyesh, që variojnë nga struktura patriarkale e shoqërisë shqiptare deri tek pasojat e tranzicionit, gratë në zonat rurale lcanë pakose aspak zë dhejanë të papërfaqësuaranëprocesin politik. Në hapësirën e ngushtë publike në zonat rurale vendimet politike merren nga meshkujt, ndërsa gratë janë të ngërthyera në intensitetin e jetës private duke humbur kështu çdo dimension publik dhe politik. Gratë e fshatit, të rikthyera në jetën shtëpiake pas rënies së regjimit komunist, për shkaqe si privatizimi i tokës, papunësia, heqja e kontributit vullnetar dhe aktivizimi i detyruar politik e shoqëror, e kanë pakësuar pjesëmarrjen e tyre politike deri në atë pikë sa të bëhen apatike dhe të konsiderohen si të parëndësishme për t’u adresuar nga partitë politike e polilikanët në nivelet e ndryshme të vendimmarrjes, duke u bërë ine pak fjalë të padukshme për ta. Një situatë e tillc është e papranueshme dhe tregon se procesi i demokratizimit është i papërfunduar dhe përsa kohë grupe të caktuara qytetarësh do të mbeten të paangazhuar politikisht e për rrjedhojë të papërfaqësuar, nuk mund të flasim për një rend demokratik në Shqipëri.

  • Issue Year: 2008
  • Issue No: 5
  • Page Range: 27-36
  • Page Count: 10
  • Language: Albanian