About Causes and Factors Related to Corruption: The Case of Albania Cover Image

Rreth Shkaqeve dhe Faktorëve që Lidhen me Korrupsionin: Rasti i Shqipërisë
About Causes and Factors Related to Corruption: The Case of Albania

Author(s): Dorian Jano
Subject(s): Politics, Government/Political systems, Evaluation research, Transformation Period (1990 - 2010), Corruption - Transparency - Anti-Corruption
Published by: Shtëpia botuese “UET Press”
Keywords: Albania; transition; corruption; causes and factors; evaluation;

Summary/Abstract: Korrupsion është një problem fort i njohur i tranzicionit shqiptar, por kur ai shndërrohet në një konstante të përhershme rrezikon të bëhet pengesa kryesore për konsolidimin e vetë demokracisë shqiptare. Pavarësisht rëndësisë së këtij fenomeni ka çuditërisht akoma një mungesë I konsensusi rreth shkaqeve të cilat çojnë drejt korrupsionit. Dy përqasje mund të identifikohen në literaturë. Një pjesë e studiuesve argumenton rreth shkaqeve të korrupsionit nga këndvështrimi i individit (actor-centred approach), kurse pjesa tjetër e sheh korrupsionin nga këndvështrimi i institucioneve (agency-centred approach). Ky punim do ta analizojë rastin e Shqipërisë në të dyja këto nivele më qëllim që të identifikojë nëse korrupsioni është një rezultat i dështimit të institucioneve [agency-centred approach) apo i individit (actor-centred approach). Nga ana tjetër ky punim vetë pohon se është e vështirë të flasim për shkaqe (causa/ relations) në rastin e korrupsionit, Prandaj, siç sugjerohet këtu, është më bindëse që debatin ta zhvendosim në nivel faktorësh të cilët janë të lidhur (correlations) me korrupsionin sesa të flasim për shkaqe të korrupsionit. Në përfundim të këtij analizimi dy përfundime thelbësore mund të nxirren. Së pari, faktori kryesor i korrupsionit është sistemi problematik i qeverisjes dhe jo predispozitat individualiste apo kulturore, Dhe së dyti, duke konsideruar lidhjen dhe influencën reciproke institucionrindivid, një tejzgjatje e këtij fenomeni në sistem ka tendenca për të korruptuar edhe vetë individin duke krijuar kështu atë që quhet 'kleptokraci'.

  • Issue Year: 2008
  • Issue No: 6
  • Page Range: 31-41
  • Page Count: 11
  • Language: Albanian