Anthropological Questions About Corruption Cover Image

Pikëpyetje Antropologjike Mbi Korrupsionin
Anthropological Questions About Corruption

Author(s): Smoki Musaraj
Subject(s): Anthropology, Geography, Regional studies, Evaluation research, Corruption - Transparency - Anti-Corruption
Published by: Shtëpia botuese “UET Press”
Keywords: anthropology; corruption; Albania; questions; local perceptions; fight against corruption;

Summary/Abstract: Ky artikull përqendrohet në dy kontekste të caktuara ku spikat diskutimi mbi korrupsionin në Shqipëri. Së pari, diskutohet tendenca mbizotëruese në fushatën anti-korrupsion që konsideron zhdukjen e informalitetit si ilaç kundër i korrupsionit. Së dyti, shqyrtohen gjykimet e etikës së shkëmbimit të parasë apo dhuratave si "të korruptuara," "të korruptuara apo të justifikuara" apo si "të ndershme". Ky artikull ngre disa pikëpyetje antropologjike mbi parametrat e matjes dhe të luftës kundër korrupsionit nëpërmjet perceptimeve lokale të këtyre fenomeneve. Formulave zyrtare mbi strategjitë për të zhdukur korrupsionin si dhe mbi indeksimin e vlerësimeve të transaksioneve, që fushata ndërkombëtare konsideron si të korruptuara, i kundërvihen gjykime më të mjegullta dhe të shumëllojshme nga jeta e përditshme e njerëzve që përfshihen në këto shkëmbime. Ky ballafaqim synon të shtjellojë perceptimet më komplekse lokale mbi aktivitetet ekonomike dhe gjykimet e legjitimitetit të tyre në kontekstin e tranformimeve sociale të tranzicionit. Në rradhë të parë, sugjerohet se raporti midis korrupsionit dhe informalitetit nuk duhet trajtuar si një ekuivalencë, por si një tension midis dy konceptesb. shumë të ndryshme — korrupsioni si një vlerësim moral dhe informaliteti si një matës i përfshirjes së shtetit në ekonomi. Në vijim, sugjerohet që konkretisht informaliteti nuk është domosdoshmërisht e kundërta e shtetit, por që shpesh njëra mundëson apo edhe mishëron tjetrën. Si rrjedhim, kufiri formal/informal jo gjithmonë përputhet me atë të korruptuar/ pakorruptuar.

  • Issue Year: 2008
  • Issue No: 6
  • Page Range: 4-14
  • Page Count: 11
  • Language: Albanian