The New European Right Cover Image

E Djathta e Re Europiane
The New European Right

Author(s): Enis Sulstarova
Subject(s): Geography, Regional studies, Political history, Recent History (1900 till today), EU-Accession / EU-DEvelopment
Published by: Shtëpia botuese “UET Press”
Keywords: Europe; European right; 20th century; politics; EU project;

Summary/Abstract: Ky artikull analizon ligjërimin politik të së djathtës së re Europiane. E djathta e re Europiane dëshmon se me anëtëidesë së Europës mund të artikulohen qëndrime dhe projekte politike që kundërshtojnë ecurinë e deritanishme të projektit të BE. Europianizmi i së djathtës së re është në fakt një doktrinë ekskluzive që kërkon, në emër të fitimit tësovranitetit përEuropën dhe popujt esaj, përjashtimin e imigrantëve apo veçimin e tyre nga pjesa tjetër e popullsisë me rrënjë indo-Europiane. Në emër të demokracisë së drejtpërdrejtë dhe duke shfrytëzuar deficitin demokratik të BE e djathta e re vë në dyshim funksionimin e demokracisëliberale në kushtete rritjes së heterogjenitetit kulturor të vendeve Europiane. Ajo kërkon një rrënjësim të demokracisë te bashkësitë kulturore dhe etnike dhe jo te koncepti abstrakt i qytetarit. Globalizimit kapitalist dhe hegjemonisë politike e kulturore amerikane në botë, ajoi përgjigjet me anëtë një rajonalizimi autarkik Europian, sipas idesë së “Perandorisë Europiane”. Mbi të gjitha, me shterimin e alternativave ndaj neo-liberalizmit dhe në kushtet e krizës financiare globale, e djathta e re pretendon të ofrojë një rrugë gjithëpërfshirëse të shpëtimit të Europës. Vizioni i saj është i ngulitur në mjediset konservatore-revolucionare dhe fashiste Europiane të viteve 1920-1940, edhe pse artikulimi i përfaqësuesve të saj është i përditësuar me terminologjinë bashkëkohore.

  • Issue Year: 2009
  • Issue No: 8
  • Page Range: 133-147
  • Page Count: 15
  • Language: Albanian