Kosovar Albanian goldsmiths and bakers in Zagreb: Migration and ethnic enterpreneurship Cover Image

Albanski zlatari i pekari s Kosova u Zagrebu: migracije i etničko poduzetništvo
Kosovar Albanian goldsmiths and bakers in Zagreb: Migration and ethnic enterpreneurship

Author(s): Marijeta Rajković Iveta, Rina Geci
Subject(s): Cultural history, Economic history, Cultural Anthropology / Ethnology, Migration Studies, Ethnic Minorities Studies
Published by: Sveučilište u Zagrebu, Filozofski fakultet
Keywords: Shqiptarët nga Kosova; Zagreb; furrtarët; artarët; migrime sezonale; pakic kombëtare;

Summary/Abstract: Punimi është i bazuar në intervista kualitative me shqiptarë nga Kosova, artarë (katolikë nga Prizreni) dhe furrtarë (myslimanë nga rajoni i Hasit), të cilët jetojnë në Zagreb. Informatorët dhe paraardhësit e tyre janë migrantë ekonomikë, të cilët gjatë bashkëjetesës në Jugosllavi kanë ardhur në territorin e Republikës së Kroacisë për të punuar, kryesisht në vendet turistike të bregdetit adriatik. Shumica e migrimeve sezonale të meshkujve janë shndërruar në shpërngulje të përhershme në qytetin e Zagrebit, ndërsa me shpërbërjen e Jugosllavisë, këta migrantë janë bërë pjesëtarë të minoritetit kombëtar në Republikën e Kroacisë. Duke përdorur etnografinë personale, bazuar në teoritë e sistemeve të migrimeve, teoritë e integrimit social e kulturor dhe teorinë e transnacionalizmit, qëllimi i punimit ka qenë hulumtimi i përvojave të jetuara të migrantëve. Përveç paraqitjes së shkaqeve të migrimeve dhe rimigrimeve, arsyeve dhe intensitetit të (jo)shndërrimit të migrimeve sezonale në ato të përhershme, qëllimi i punimit ka qenë që të hulumtohet edhe mësimi i zanateve dhe sipërmarrja etnike. Sot, shumica e furrave dhe artarive në Zagreb janë në pronësi të sipërmarrësve shqiptarë. Të dyja zanatet përcillen te pasardhësit. Familja e gjerë dhe/ose rrethi i gjerë i kushërinjve ua siguron punën, pastaj iu ndihmon financiarisht të hapin punëtorinë, ku ata punësojnë gjeneratat e ardhshme e kështu përsëri. Artarët katolikë janë të lindur ose me dekada jetojnë në Zagreb, martohen me kroate, në Kosovë nuk kanë prona, praktikat e tyre transnacionale janë të vogla dhe mirë janë të integruar në shoqërinë kroate. Furrtarët myslimanë u takojnë valëve më të reja të të shpërngulurve, të gjithë janë të lindur në Kosovë, kanë zgjedhur bashkëshortë nga vendi i origjinës dhe ngushtë janë të lidhur me vendlindjen. Dallimet më të mëdha vërehen në jetët private të zanatlive.

  • Issue Year: 2017
  • Issue No: 29
  • Page Range: 279-304
  • Page Count: 26
  • Language: Albanian, Croatian