Orientalism of Friedrich Holderin, Stefan George and Hugo von Hofmannsthal Cover Image
  • Price 4.90 €

ORIENTALIZMI TEK FRIEDRICH HÖLDERIN, STEFAN GEORGE DHE HUGO VON HOFMANNSTHAL
Orientalism of Friedrich Holderin, Stefan George and Hugo von Hofmannsthal

Author(s): Georg Dörr
Subject(s): Literary Texts
Published by: Përpjekja
Keywords: Orientalism ; Friedrich Holderin; Stefan George ; Hugo von Hofmannsthal ; Albania

Summary/Abstract: Koncepti i Orientalizmit ka marrë një domethënie të re, duke nisur nga 11 shtatori 2001. Sulmi mbi World Trade Center në New York, ishte thuajse një vërtetim i tezës së “ndeshjes së qytetërimeve” (Clash of civilizations) të Samuel Huntington-it1. Në këtë sprovë tonën nuk kemi për qëllim të futemi thellë në këtë argument, por është interesante të vërejmë se ç’prej atëherë ekzistojnë kushtet për një kërkim mbi Oksidentalizmin, mbi idenë negative që bota muslimane ka krijuar për Oksidentin, në rradhë të parë për Shtetet e Bashkuara, si forma më e skajshme e Oksidentit. Gjuha e antiamerikanizmit ndikohet nga një sërë imazhesh, me të cilat filozofi Avishai Margalit dhe shkrimtari Ian Buruma, kanë përcaktuar “Osidentalizmin” në një punim të botuar në New York Review of Books në 17 janar 2002. Fjala aludon për konceptin e “Orientalizmit”, të krijuar në vitet ’70-të nga Edward W. Said, i cili dëshironte të damkoste deformimet e krijuara nga vështrimi oksidental mbi botën orientale, “Oksidentalizmi”, përkundër kësaj, do të kishte kuptimin e një armiqësie të përgjithshme kundruall Oksidentit. Margalit-i dhe Buruma, ravijëzojnë katër kostante ideologjike: urrejtjen për qytetin, si vend i shumëfishësisë dhe i të huajës, i pëzjerjes dhe imoralitetit; urrjetjen për borgjezen, për antiheroizmin dhe egoizimin e saj, për ekonominë kapitaliste in toto; urrejtjen për arsyen si përvojë fillestare e universalitetit, madje mund të thuhet si imazhi vizionar i një bote të globalizuar; së fundmi urrejtja për gratë, për çdo formë

  • Issue Year: 2008
  • Issue No: 25
  • Page Range: 090-111
  • Page Count: 22
  • Language: Albanian