Herostrat in the Temple of Frederick the Great of Poetry Cover Image

Nji Herostrat në tempullin e Frederikut të Madh të Poezisë
Herostrat in the Temple of Frederick the Great of Poetry

Author(s): Shpëtim Kelmendi
Subject(s): Language and Literature Studies, Studies of Literature, Albanian Literature
Published by: Shtëpia Botuese Bard Books
Keywords: response of Primo Shllaku's work; Albanian literature; poetry

Summary/Abstract: Jo rastësisht, më erdhi në dorë nr. 11 i revistës kulturore “Symbol”, që fatmirësisht u shpërndaka në Prishtinë, Tiranë e Shkup, sepse pikërisht në këtë revistë gjendej nji tekst me titullin “Kush asht Frederik Rreshpja”, me autor Primo Shllakun. Shkrimi fillon me “Kush asht?” Fillim i denjë për nji fletërrufe, fletërrufetë që kullandriseshin sa herë që “zbulohej ndonji armik i fshehtë në kohën e komunizmit, kohë të cilën hartuesi e njeh ma së miri, përfshi tana fenomenet dhe tanë terminologjinë që ajo prodhoi. Apo si titulli i ndonji procesverbali hetuesie, ku “armikut të popullit” i nxirreshin lakrat nga koka e të palamet në shesh. Me të lexue kolonën e parë, u ndala për nji hop, se m’u desht me pyet veten: More, po ky Primo Shllaku kush asht, xhanëm?, që asht tue vuejtë kaq fort për me na shpjegue se kush asht dikush tjetër, aq ma tepër kur ky dikush tjetër qëllon me qenë hiç ma pak se Frederik Rreshpja, nji ndër poetët ma unikalë që ka mujtë me prodhue kjo e gjora histori e poezisë shqipe?

  • Issue Year: 2017
  • Issue No: 12
  • Page Range: 63-67
  • Page Count: 5
  • Language: Albanian