Kosova and Isa Boletini, according to the Young Turk official newspaper “Tanin” (1910). Cover Image
  • Price 4.50 €

Kosova dhe Isa Boletini, sipas gazetës zyrtare xhorturke “Tanin” (1910)
Kosova and Isa Boletini, according to the Young Turk official newspaper “Tanin” (1910).

Author(s): Dritan Egro
Subject(s): Media studies, Political history, Pre-WW I & WW I (1900 -1919), Political Essay
Published by: Qendra e Studimeve Albanologjike
Keywords: Newspaper “Tanin”; Kosova;

Summary/Abstract: Tubimi shkencor për figurën e Isa Boletinit shënon një rast të mirë që edhe një herë të ndalemi sa te personaliteti i Boletinit dhe vendi i tij në historinë e shqiptarëve, po aq edhe te roli i personaliteteve historike në përgjithësi në historinë e një kombi. Qysh në fillim të viteve ’90, shumë dashamirës së historisë, me të drejtë, duke marrë shkas nga niveli i historiografisë shqiptare, pra nga ajo se sa kjo historiografi i përgjigjej pyetjeve të shtruara qoftë nga intelektualët qoftë nga publiku i gjerë, filluan të kritikonin deri në asgjësim si punën e bërë deri në atë kohë për ndriçimin e historisë kombëtare shqiptare, ashtu edhe shumë nga figurât dhe personalitetet kryesore shqiptare që në fakt kanë mbajtur mbi shpinë peshën e procesit të shtetformimit dhe të shtetndërtimit te shqiptarët. Në vend që të kërkonin e të stimulonin rrugët dhe qasjet profesionale për të njohur historinë shqiptare, por edhe më gjerë atë të rajonit me të cilën ajo është e lidhur pazgjidhshmërisht, ata iu drejtuan kritikës duke pasur si qëllim jo njohjen me gjithë dritë-hijet të proceseve, fenomeneve dhe të personaliteteve të tyre brenda kuadrit historik kur ata kanë jetuar, por rigroposjen e tyre për të mos luajtur më atë roi dhe për të mos gëzuar atë prestigj që ata realisht e kanë gëzuar kur kanë qenë gjallë apo dhe në vitet e para të pasvdekjes. Nga ky rast i imunizuar nuk ka qenë as Gjergj Kastrioti, Skënderbeu. Fenomeni i bastardizimit të figurave të heronjve është një dukuri, e cila është zhvilluar në tre etapa që kanë ndjekur njëra tjetrën: së pari, objektiv ka qenë thjeshtëzimi i historisë, dhe së dyti vulgarizimi i saj. Këto etapa e kanë dhënë rezultatin e tyre me fazën e tretë, atë dëshpëruese: “shqiptarët janë popull pa histori dhe pa figura të rëndësishme historike”.

  • Issue Year: 2015
  • Issue No: 03-04
  • Page Range: 195-202
  • Page Count: 8
  • Language: Albanian