Listen, little man Cover Image
  • Price 5.40 €

Dëgjo o njeri i vogël
Listen, little man

Author(s): Wilhelm Reich
Subject(s): Psychology
Published by: Përpjekja
Keywords: Wilhelm Reich

Summary/Abstract: Të quajnë “Njeri i Vogël”, “Njeri i’Zakonshëm”. Thonë se ka filluar një epokë e re, “Epoka e Njeriut të Zakonshëm”. Këtë nuk e thua ti, o Njeri i Vogël. E thonë ata, kryetarët e shteteve të mëdha, udhëheqësit e shquar të punëtorisë, pinjollët mendjendritur të borgjezisë, politikanët dhe filozofët, të cilët ta kanë blatuan ty të ardhmen, pa pyetur fare për të shkuarën tënde. Kurse unë të them se ti trashëgon një të kaluar të frikshme e cila është si një diamant i prushtë në dorën tënde. Çdo mjek, këpucar, artist apo arsimtar duhet t’i njohë mangësitë e veta, në dashtë të bëjë punën e të fitojë bukën e gojës. Prej disa dekadash ti ke filluar të luash rol përcaktues mbi tokë. Nga mendimet dhe veprimet e tua varet e ardhmja e njerëzimit. Porse mësuesit dhe zotërinjtë e tu kurrë nuk të thonë se cili je e si mendon; askush nuk guxon të të korrigjojë deri në atë pikë, sa të të japë mundësi të bëhesh plotësisht zot i fatit tënd. Je “i lirë” vetëm në një kuptim: i lirë për të mos mësuar se si ta rregullosh vetë jetën tënde, i lirë nga vetëkritika.

  • Issue Year: 1996
  • Issue No: 06
  • Page Range: 113-118
  • Page Count: 6
  • Language: Albanian
Toggle Accessibility Mode