From Arberia to the Childhood of Ahlem: one Dream and two Returns in the Writings of Costantino Marco Cover Image
  • Price 4.50 €

Ng Nga Arbëria si fëmini te Ahlem: një ëndërr e dy kthime në shkrimet e Costantino Markos
From Arberia to the Childhood of Ahlem: one Dream and two Returns in the Writings of Costantino Marco

Author(s): Elio Miracco
Subject(s): Literary Texts
Published by: Përpjekja
Keywords: Arberia ; Ahlem: Albania; Literature; Costantino Marco

Summary/Abstract: Çdo roman bart me vete një histori: ai është si një farë udhëtimi i shkrimtarit, i cili, në çastet kyçe të të shkruarit, atëhere kur Mnemozina (kujtesa), lartohet mbi Leten, (harresën), zbulon tek jetëshkrimi dhe përjetimet e veta shtigje me vlerë simboli dhe paradigme. Të tillë janë edhe dy romanet e Kostantino Marko-s Arbëria si femini dhe Ahlem. Ata përfaqësojnë udhëtimin e jashtëzakonshëm të shkrimtarit, i cili përshkon një vend të panjohur dhe një botë t’ëndrruar në kërkim të kujteses apo i kredhur në një realitet që del të jetë një ëndërr. Një ëndërr e dy kthime në dy çaste të jetës dhe të veprimtarisë letr are të shkrimtarit tonë, i cili na thotë se pa realitetin nuk mund të ekzistojë ëndrra dhe anasjelltas. Si arbëresh ai përjeton largësinë, mërgimin nga atdheu i bjerrë dhe ideal, i cili nuk është nostalgji në kuptimin etimologjik nostos dhe àlgos, apo sëmundja e kthimit në një vend gjeografik, por diçka tjetër. Në faqen 23 të Arbëria si femini ai shkruan se Arbërinë “e mendojnë pa e dashur, e dëshirojnë pa e njohur, e duan duke e ëndërruar”. Arberia që na paraqet Marko nuk përbëhet nga fusha, male, gurë e shtëpi, marrëdhënie shoqërore dhe njerëzore, por nga kujtesa e një ëndrre.

  • Issue Year: 1996
  • Issue No: 06
  • Page Range: 026-031
  • Page Count: 6
  • Language: Albanian