The Physiognomy of the Scientist Cover Image
  • Price 5.90 €

Fizionomia e një studiuesi
The Physiognomy of the Scientist

Author(s): Dado Floresha
Subject(s): Language studies, Recent History (1900 till today), Obituary, Philology
Published by: Instituti Albanologjik i Prishtinës

Summary/Abstract: Kur kolegu yt është gjallë, qëndron aty, përballë teje; ti diskuton, grindesh, pajtohesh në mendësi, bën projekte bashkëpunimi, nuk bie dakord përsëri, dhe kështu vazhdon bukur, shumë bukur ky ballafaqim i gjallë, aq i domosdoshëm për qenien tonë në sferën e aktivitetit shkencor. Ky debat të përcjell energji! Të ngacmon ide të reja, shpesh të bën të kuptosh se ti di, por ai që ke përballë ditka diçka më tepër se ti! Dhe, kur ai papritur largohet, ashtu butë, paqësisht, duke lënë të pa përfunduar diskutimin shkencor, miqësinë e vjetër si dhe shakatë shoqërore, e kupton se ky lloj largimi ka lënë pas një filozofi të heshtur, një porosi sa shkencore, aq edhe njerëzore: sfera shkencore, përmes diskutimeve, debateve, vetëm mund t’i bashkojë studiuesit, jo t’i largojë, jo t’i armiqësojë, jo t’i mohojë, por t’i përfshijë në një tryezë të madhe, të madhe, ku ulemi e ngrihemi vazhdimisht! Kur kolegu yt mungon, instiktivisht shkon te studimet më të mira të tij, për ta ritakuar, por tashmë në planin e brendshëm të intuitës dhe vetëdijes së tij shkencore.

  • Issue Year: 2015
  • Issue No: 45
  • Page Range: 9-13
  • Page Count: 5
  • Language: Albanian