DEMISTIFIKIMI SI NJOHJE E SË VËRTETËS NË DRAMAT E TEKIDERVISHIT Cover Image
  • Price 4.50 €

DEMISTIFIKIMI SI NJOHJE E SË VËRTETËS NË DRAMAT E TEKIDERVISHIT
DEMISTIFIKIMI SI NJOHJE E SË VËRTETËS NË DRAMAT E TEKIDERVISHIT

Author(s): Erenestina Halili
Subject(s): Language and Literature Studies
Published by: Qendra e Studimeve Albanologjike
Keywords: DEMISTIFIKIMI ; NJOHJE ; VËRTETËS ; DRAMAT E TEKIDERVISHIT

Summary/Abstract: Në monografinë me dy vëllime Historia dhepoetika e dramës shqiptare 1-2 (1886-1996), studiuesi i njohur i dramaturgjisë Nebi Islami, përcakton: “Kultivimi i dramës në linjën e rimitizimit me formën e antidramës, në mbështetje të situatave universale të ekzistencës brenda specifikës së miteve kombëtare, është sforcuar në veçanti në krijimtarinë e Teki Dervishit.”1 Linja e demitizimeve dhe ç‘mistifikimi i marrëdhënieve shoqërore, politike, sidomos atyre kombëtare përbën një nga hullitë kryesore për të mbërritur, falë një sensi të fortë sarkastik, tek e vërteta e gjësendeve, pa lustra, pa retorikë, pa eufori a krenari nacionaliste. Në disa nga veprat e tij, këto deformime nacionale të ardhura nga faktorë e rrethana të llojllojshme janë kundruar po aq edhe si shpërpuqje, si devijime e si mistifikime, pjella të vetëdijeve romantizante, anakronike apo pllenime delirante. Edhe kur parabolat dhe asociacionet e autorit janë të largëta, sikurse bëhet me risemantizimet e miteve biblike (p.sh. Krishti me kamzhik, Dritarja e zymtësisë, Zbutësi i njerëzve me sy prej zymridi, Repriza e lirisë, Darka publike etj.), realiteti shqiptar asnjëherë nuk e humbet adresën, tehun dhe qartësinë e problematikës bashkëkohore. Përkundrazi, ai nënkuptohet falë gjuhës dhe paradigmave humane universale, që autori ofiron përmes subjekteve dhe personazheve mitologjike, biblike, rrëfimeve kuranore etj.

  • Issue Year: 2011
  • Issue No: 01-02
  • Page Range: 105-122
  • Page Count: 18
  • Language: Albanian