RrOK ZOJZl DHE FILLIMET E STUDIMIT ETNOLOGJIK TË QYTETIT SHQIPTAR Cover Image
  • Price 4.50 €

RrOK ZOJZl DHE FILLIMET E STUDIMIT ETNOLOGJIK TË QYTETIT SHQIPTAR
RrOK ZOJZl DHE FILLIMET E STUDIMIT ETNOLOGJIK TË QYTETIT SHQIPTAR

Author(s): Armanda Hysa
Subject(s): Anthropology, Cultural Anthropology / Ethnology
Published by: Qendra e Studimeve Albanologjike
Keywords: RrOK ZOJZl ; FILLIMET E STUDIMIT ETNOLOGJIK ; QYTETIT SHQIPTAR

Summary/Abstract: Në fillimet e institucionalizimit të etnografisë si shkencë në Shqipëri, detyrë imediate ishte mbledhja dhe regjistrimi i “kulturës tradicionale” të popullit, e cila konsiderohej të ishte në rrezik zhdukjeje nga modemizimi me ritme të shpejta i mënyrës së jetesës. Në këtë kuadër, Sektori i Etnografisë pranë Institutit të Historisë krijoi një rrjet bashkëpunëtorësh të jashtëm, përgjithësisht mësues historie dhe letërsie, të cilët do të ndihmonin në “regjistrimin” e kësaj kulture, përmes plotësimit në popull të pyetësorëve të pregatitur nga kërkuesit shkencorë të Sektorit. Ndonëse botimet etnografike për pazaret në veçanti dhe qytetet në përgjithësi ose kanë munguar, ose kanë qenë shumë të pakta, kjo nuk do të thotë se nuk ka pasur përpjekje për “të regjistruar jetën” qytetare në arkivin etnografik të sektorit. Kështu edhe pse në fokus të etnografisë shqiptare u vu fshati, në arkiv u mblodhën të dhëna edhe për qytetin. Në të dhënat që u mblodhën për qytetin, vëmendja u përqëndrua më shumë në periudhën kohore fund i shekullit të nëntëmbëdhjetë dhe fillim i shekullit të njëzetë1, me të cilën nënkuptohej pak a shumë periudha nga vitet 1870 deri në vitin 1920, e ndonjëherë deri në fillim të Luftës së Dytë Botërore.

  • Issue Year: 2011
  • Issue No: 01-02
  • Page Range: 241-246
  • Page Count: 6
  • Language: Albanian