Flight from the complex of Rosafa Cover Image
  • Price 4.50 €

Ikja nga kompleksi i Rozafës
Flight from the complex of Rosafa

Author(s): Artan Fuga
Subject(s): History
Published by: Përpjekja
Keywords: Flight ; complex of Rosafa; Albania;Castle;

Summary/Abstract: Ka një metodologji në shkencat e sotme shoqërore për të përdorur modernitetin në zbulimin e tradicionales dhe tradicionalen në leximin e modernitetit. Fjala është, siç thuhet, për të lexuar modernen nëpërmjet traditës dhe traditën nëpërmjet modernes. Duke u mbështetur në këtë modë të arsyetuari, do të dëshironim të flisnim për rolin e faktorëve insitucionalë, të institucioneve, në instalimin e tolerancës në marrëdhëniet shoqërore në Shqipëri, duke iu referuar legjendës së Rozafës, ndërsa ikjen nga intoleranca do ta paraqisnim si një ikje nga kompleksi i Rozafës, ashtu sikurse fëmija nëpërmjet edukatës përpiqet të ikë nga inçesti nëpërmjet ikjes nga kompleksi i Edipit. Në këtë mënyrë, gjithë fazën e tranzicionit në Shqipëri, nga pikëpamja psikologjike dhe shoqërore, do ta konsideronim si një ikje nga kompleksi i Rozafës.

  • Issue Year: 1999
  • Issue No: 15+16
  • Page Range: 165-171
  • Page Count: 7
  • Language: Albanian