Qerbela of Naim Frasheri: religion and politics in Albania Cover Image
  • Price 4.90 €

Qerbelaja e Naim Frashërit: Feja dhe politika në Shqipëri
Qerbela of Naim Frasheri: religion and politics in Albania

Author(s): Ger Duijzings
Subject(s): Cultural Essay, Political Essay, Societal Essay
Published by: Përpjekja
Keywords: Naim Frasheri; religion and politics ; Albania

Summary/Abstract: Feja është një faktor i rëndësishëm në proçeset e identifikimit në Ballkan, që ka ndikuar vendosmërisht në mënyrat me të cilat kombet e Ballkanit kanë përfytyruar veten (Anderson 1991)1. Veçanërisht gjatë shekullit të nëntëmbëdhjetë, intelektualët dhe ideologët nacionalë të Ballkanit janë përpjekur të trupëzojnë elemente fetare në nacionalizmat që ata krijonin. Nacionalizmi, megjithëse një ideologji moderne, shpesh është ushqyer nga vlera dhe simbole “paramoderne”, të huazuarara veçanërisht nga sistemet farefisnore dhe nga feja. Krahasimi i zhvillimit të ideologjive nacionale shqiptare dhe sërbe është veçanërisht interesant në këtë drejtim, sepse në të dyja rastet ka patur përpjekje për të përdorur përfytyrime fetare për të shënjtëruar kombin,por brenda kontekstesh plotësisht të ndryshme dhe me rezultate krejtësisht të kundërta: ndryshe nga nacionalizmi serb, ku identiteti etnik dhe fetar janë shkrirë në një të vetëm (veçanërisht nëpërmjet qëndërzimit të mitit të Kosovës), nacionalizmi i sotëm shqiptar është larg lidhjeve të fuqishme fetare.

  • Issue Year: 1999
  • Issue No: 15+16
  • Page Range: 044-057
  • Page Count: 14
  • Language: Albanian