Features Of Nuptial Relationships’ (Research Essay On Tirana Precints) Cover Image
  • Price 4.50 €

DUKURI TË LIDHJEVE MARTESORE NË DISA FSHATRA TË TIRANËS
Features Of Nuptial Relationships’ (Research Essay On Tirana Precints)

Author(s): Yllka Selimi
Subject(s): Anthropology
Published by: Qendra e Studimeve Albanologjike
Keywords: Features Of Nuptial Relationships ; Tirana Precints

Summary/Abstract: Martesa, si faza e dytë shoqërore e jetës, kishte dhe ka privilegjin të jetë akti më i vetëdijshëm dhe më i përjetuar prej njerëzve. Solemniteti dhe madhështia e dasmës lidhen pra me faktin, se nga tri stadet, në të cilat e ndan jetën, si filozofia popullore dhe antropologjia kulturore, martesa është ngjarja që përjetohet në mënyrën më të vetëdijshme, nga njeriu. Si ardhja e tij në jetë edhe vdekja janë dy akte të pavarura nga individi. Kështu, duke qenë i pafuqishëm për të ndikuar tek e pamundura dhe tek e padiskutueshmja, binomi lindje-vdekje, njeriu i përqendron forcat natyrshëm, në shijimin e aktit të ndërmjetëm, martesën. Kësaj, ai i është kushtuar në mënyrë tërësore, brenda mundësive të tij, të kufizuara nga një mori faktorësh, objektivë e subjektivë.

  • Issue Year: 2006
  • Issue No: 01-02
  • Page Range: 076-098
  • Page Count: 23
  • Language: Albanian