About The Toskëria Dances Cover Image
  • Price 4.50 €

RRETH VALLEVE TË TOSKËRISË
About The Toskëria Dances

Author(s): Ramazan H. Bogdani
Subject(s): Anthropology
Published by: Qendra e Studimeve Albanologjike
Keywords: Toskëria Dances ; Folklore; Albania

Summary/Abstract: Në territorin gjeoetnografik të Shqipërisë së Jugut dallohen katër treva të mëdha: Toskëria, Myzeqeja, Labëria dhe Çamëria. Pra, Toskëria përdoret në këtë rast me kuptimin e ngushtë, sepse në popull njihet edhe kuptimi i gjerë i Toskërisë, që përfaqëson Shqipërinë e Jugut. Emrin Toskëri, vallet e së cilës përbëjnë objektin e këtij artikulli, tradita gojore e sjell nga emri i një fisi të hershëm, i cili banonte diku në malet në mes të rrjedhës së sipërme të lumenjve Devoll e Vjosë. Gjatë shekullit XVI-XVII ai u bë strumbullari i disa grupimeve më të vogla të popullsisë, që banonin rreth tij, si: Dëshnica, Dangëllia, Shqeria, Leskoviku, Devolli, Gora, Opari, Skrapari, Tomorica, nahia e Beratit (më pas dhe Mokra, Polisi, Shpati, Vërça, Sulova), dhe me ta formoi një bashkësi ekonomiko-shoqërore, së cilës i dha emrin e vet. Kjo bashkësi krijoi dhe një njësi kulturore të përbashkët. (Sipas Fjalorit Enciklopedik shqiptar”, Tiranë, 1985, Toskëria, f. 1105). Kësisoj Toskëria shtrihet në pjesën juglindore të Shqipërisë, midis lumenjve Shkumbin (nga Veriu) dhe Vjosa (nga Jugu), nga perëndimi kufizohet me Myzeqenë, kurse nga lindja me disa bashkësi që shtrihen jashtë kufijve të sotëm shtetëror.

  • Issue Year: 2006
  • Issue No: 01-02
  • Page Range: 104-113
  • Page Count: 10
  • Language: Albanian