Christian Fiefdoms in Albania in the 15th Century Cover Image
  • Price 4.50 €

TIMARLINJTË E KRISHTERË NË SHQIPËRI NË SHEKULLIN E XV-TË
Christian Fiefdoms in Albania in the 15th Century

Author(s): Halil İnalcık
Subject(s): History
Published by: Përpjekja
Keywords: Ottoman studies; Christian Fiefdoms ; Albania ; 15th Century

Summary/Abstract: Gjatë ekzistencës së saj për gjashtë shekuj, Perandoria Osmane na ka lënë me miliona dokumenta zyrtare; një pjesë e madhe e tyre gjenden sot në Arkivat Kombëtare Turke në vartësi të Kryeministrisë (Baþbakanlik Arþiv Umum Müdürlüðü). Aktualisht është duke u bërë klasifikimi i tyre. Dokumentat që i përkasin periudhës para shekullit XVI janë në numër të kufizuar, disa akte vakëfesh dhe “mülkname”, si dhe dy ose tri fragmente fletoresh; ka pak mundësi që, pasi klasifikimi të përfundojë, numri i këtyre dokumentave të hershme të shtohet në mënyrë të konsiderueshme. Ndërmjet këtyre të fundit, një fletore regjistri timaresh, që daton vitin 835 të Hixhrit (1431/1432) është tani për tani më i rëndësishmi dhe më i pasuri në përmbajtje. Rëndësia e kësaj fletoreje prej 15 fletësh, që ruhet në thesarin e Perandorisë, duket e qartë po të kemi parasysh se vetë kronikat e kësaj periudhe janë hartuar me një vonesë të madhe përsa i përket fakteve që ato përmendin.2 Kjo fletore është një burim me rëndësi të dorës së parë, jo vetëm përsa i përket çështjeve të administratës dhe për regjimin e timarit para 1453, por edhe për faktin se na ndihmon të mësojmë shumë çështje që kanë mbetur të panjohura në lidhje me pushtimin e Shqipërisë nga osmanët. Dispozitat që gjejmë aty lidhur me timarlinjtë e krishterë vlejnë gjithashtu t’u kushtohet vëmendje. Në artikullin e tanishëm kemi për qëllim të sqarojme këtë çështje të fundit.3

  • Issue Year: 2003
  • Issue No: 18
  • Page Range: 105-117
  • Page Count: 13
  • Language: Albanian
Toggle Accessibility Mode