My Albania Cover Image
  • Price 4.50 €

SHQIPËRIA IME
My Albania

Author(s): Claude Arnaud
Subject(s): History
Published by: Përpjekja
Keywords: My Albania;

Summary/Abstract: Gjer më 1990 Shqipëria nuk ka ekzistuar. Kjo enklavë me njëmijë xhami, e sunduar nga turqit për pesë shekuj, dukej sikur i përkiste një planeti tjetër. “Një shprehje gjeografike”, pat thënë Bismarku, teksa fuqitë e mëdha rindanin Evropën në Kongresin e Berlinit. Formuar si shtet vetëm në vitin 1912 dhe duke rënë nën hijen e një mbretuci autoritarist, pastaj të njërit prej tiranëve më të tmerrshëm të shekullit XX, atë e kishin vizituar veç udhëtarë të vetmuar. Duhej të ishe pre e anomalive të historisë apo e aksidenteve psikologjike për t’u gjendur në ato male që i nënshtrohen një kodi mesjetar. Dikur, në agimet e romantizmit, Shelli u mundua t’ia mbushte mendjen Bajronit që të mos shkonte atje, aq shumë i kishte dalë nami për egërsi vendit të shqiponjave. Megjithatë, luftëtari për çlirimin e Greqisë do të kalonte ditë të paharrueshme i ftuar nga tirani i asaj kohe, Ali Pashaj, dhe pastaj do të lëvdonte bukurinë, trimërinë dhe mikpritjen e shqiptarëve në vargjet e Çajlld Haroldit.

  • Issue Year: 1996
  • Issue No: 07
  • Page Range: 094-112
  • Page Count: 19
  • Language: Albanian