Intellectual spirit since the fall of Communism Cover Image
  • Price 4.50 €

FRYMA E INTELEKTUALËVE PAS RËNIES SË KOMUNIZMIT
Intellectual spirit since the fall of Communism

Author(s): Vladimir Tismăneanu
Subject(s): Politics / Political Sciences
Published by: Përpjekja
Keywords: Intellectual spirit ; fall of Communism;Albania;

Summary/Abstract: Përgjatë viteve 70 - 80 në disa grupe u bë i modës mbizotërimi i një fryme nderimi nostalgjik për “periudhën e artë” të perandorisë austrohungareze, për sa i përket kozmopolitizmit dhe traditave të saj tolerante, qofshin këto të rreme apo të vërteta. “Evropa Qendrore” ishte kryeemri i të gjitha trashëgimive të bjerrura të një qytetërimi, i eksperimenteve kulturore, i risive shkencore dhe i të drejtave të individit brenda suazës së një shteti ligjor. Ka pasur një sërë ndihmesash në fabrikimin e këtij miti - seria e shkrimeve të Philip Roth-it, përzgjedhjet e tij për Czeslav Milosz-in, Elias Canetti-n dhe Isaac Bashevis Singer-in për çmimin Nobel në letërsi - por ka të ngjarë që parathënësi më shprehës të ketë qenë Milan Kundera, i cili në “Tragjedia e Evropës Qendrore” duket sikur e ka përvijuar njëherë e mirë topografinë e kësaj të fundit. Evropa Qendrore ishte shndërruar në një mit kulturor duke i entuziazmuar si intelektualët perëndimorë ashtu edhe ata lindorë, nga Susan Sontag e deri te Danilo Kish.

  • Issue Year: 1996
  • Issue No: 07
  • Page Range: 035-041
  • Page Count: 7
  • Language: Albanian