The Difference between Multilateral Intervention in Kosova and Afghanistan and Unilateral Intevention In Iraq Cover Image
  • Price 4.50 €

NDRYSHIMI MIDIS NDËRHYRJES MULTILATERALE NË KOSOVË DHE AFGANISTAN DHE NDËRHYRJES UNILATERALE NË IRAK
The Difference between Multilateral Intervention in Kosova and Afghanistan and Unilateral Intevention In Iraq

Author(s): Shkëlzen Gashi
Subject(s): Politics / Political Sciences
Published by: Përpjekja
Keywords: Kosova; Kosova ; Afghanistan ; Unilateral Intervention ; Iraq;

Summary/Abstract: Ndryshimi midis ndërhyrjes multilaterale në Kosovë dhe ndërhyrjes në Afganistan e në Irak konsiston në faktin se në Kosovë ka ndërhyrë organizata e Atlantikut Verior – NATO, ndërsa në Irak sikurse edhe në Afganistan kemi ndërhyrjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Mbretërisë së Bashkuar (ndërhyrje angloamerikane). Që të tre këto ndërhyrje, pra në Kosovë (1999), Afganistan (2001) dhe në Irak (2003) nuk kanë pasur mandatin e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara – kjo është e përbashkëta e këtyre ndërhyrjeve – edhe pse thuhet se këto ndërhyrje kanë autorizim nga rezoluta 1368 (Afganistan), 1441(Irak) dhe në tri rezolutat e miratuara për Kosovën (ç’është e vërteta, asnjëra nga këto rezoluta nuk autorizon përdorimin e forcës nga ndonjë entitet i jashtëm, përveçse u bëhet thirrje palëve në konflikt që të ndalin dhunën, madje riafirmohet sovraniteti dhe integriteti territorial i RFJ-së. Po ashtu edhe Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Kofi Annan, pat deklaruar se vetëm Këshilli i Sigurimit ka autoritet për të vendosur nëse gjendja brenda një shteti është aq e rëndë sa duhet ndërhyrë ushtarakisht. Pra, nuk ka pasur autorizim të OKB-së për bombardimet e NATO-s, edhe pse disa konsiderojnë se me miratimin e Rezolutës 1244 realisht miratohen bombardimet e NATO-s, por ky nuk është autorizim ab initio. “Fushata e bombardimeve të NATO-s kundër Serbisë e vitit 1999 u krye pa autorizimin e Këshillit të Sigurimit, në kundërshtim me pjesën më të madhe të ndërhyrjeve ushtarake të fuqive të mëdha në vitet 1990” (Joshua S. Goldstein, Marrëdhëniet ndërkombëtare, Shtëpia botuese DITURIA, Tiranë, 2003, faqe 295).

  • Issue Year: 2004
  • Issue No: 19
  • Page Range: 078-085
  • Page Count: 8
  • Language: Albanian