MARIN BARLETI (about 1460 -1513) Cover Image

MARIN BARLETI (Rreth 1460 -1513)
MARIN BARLETI (about 1460 -1513)

Author(s): Sabri Hamiti
Subject(s): History
Published by: Botimet DUDAJ
Keywords: MARIN BARLETI ; 1460 -1513

Summary/Abstract: Të dhëna për jetën e humanistit më të madh shqiptar mund të nxirren vetëm nga veprat e tij, sepse deri më tash nuk janë gjetur burime të tjera. Barleti lindi rreth vitit 1460 në Shkodër. Në vitin 1479 ka marrë pjesë në mbrojtjen e Shkodrës gjatë rrethimit turk. Pas rënies së qytetit, si shumë bashkëqytetarë të vet, shkoi në Venedik. Aty botoi veprën e vet Rrethim i Shkodrës më 15401 ; një vepër e shkruar në bazë të dëshmive dhe kujtimeve personale, si dhe të dëshmive të shkodranëve. Mendohet se ka qëndruar në Romë, ku u botua kryevepra e tij Historia e Skënderbeut, në vitet 1508-1510. Kjo vepër u botua në latinisht dhe tri herë të tjera: më 1537 në Strasburg, më 1578 në Frankfurt dhe më 1743 në Zagreb2. Barleti botoi edhe veprën Shkurtore e jetës së papëve më 1513, të cilën ia kushtoi Pjetër Engjëllit, të vëllait të Pal Engjëllit, kryepeshkopit të Durrësit, i cili e kishte shtytur me të madhe që të shkruante librin mbi Skënderbeun. Dihet se Barleti jetonte deri me 1512. Mendohet se ka vdekur një vit më vonë më 1513.

  • Issue Year: 2011
  • Issue No: 06
  • Page Range: 120-122
  • Page Count: 3
  • Language: Albanian