Marin Barleti and his Major Contribution Cover Image

Marin Barleti dhe Vepra e tij Madhore
Marin Barleti and his Major Contribution

Author(s): Injac Zamputi
Subject(s): History
Published by: Botimet DUDAJ
Keywords: Marin Barleti ; Major Contribution

Summary/Abstract: Ishte shkurti i vitit 1500 kur, në Ditarët e kronistit zyrtar të Senatit të Republikës së Venedikut, shënohet se nipi i Skënderbeut, Gjergji i qujatur edhe ai, djali i madh i Gjonit, kishte arritur në këtë qytet. Edhe vetëm emri e titulli i këtij djaloshi do të kishin mjaftuar të arsyetohej ai shënim, që është fi llimi i shumë shënimeve të pastajme në ato Ditare, ku kishte vend për ngjarje që interesonin punët shtetërore. I ftuar prej krerëve të lëvizjes çlirimtare që kishte shpërthyer në gjithë Shqipërinë, pri nci i ri Kastriot shkoi në Venedik, për të organizuar ekspeditën e vet. Në kundërshtim me Mbretin e napolit, ku Gjoni me familjen e vet sundonte në feudet e veta të trashëguara nga i ati, Gjergji i dytë Kastriot braktisi të drejtat e veta që i vinin si i parëlinduri i familjes, pranoi që emri i tij të zhdukej nga gjenealogjia e Kastriotëve, dhe iu bind zërit të luftëtarëve të lirisë që e prisnin të vihej në krye të lëvizjes duke përtëritur kohën e lavdishme të gjyshit të tij.

  • Issue Year: 2011
  • Issue No: 06
  • Page Range: 116-119
  • Page Count: 4
  • Language: Albanian