The League of Prizren in the Albanian poetry Cover Image
  • Price 2.50 €

Lidhja e Prizrenit në poezinë shqiptare
The League of Prizren in the Albanian poetry

Author(s): Klara Kodra
Subject(s): History
Published by: Qendra e Studimeve Albanologjike
Keywords: League of Prizren ; Albanian poetry;

Summary/Abstract: Letërsia shqiptare ka qenë që në krye të herës një letërsi qëllimore. Ky është, do të thoshnim, tipari i saj kryesor, ai që e dallon, ashtu si letërsinë italiane, sipas përkufizimit të Kalvinos, e dallon prirja ndaj njohjes1 dhe letërsinë franceze, sipas mendimit të disa studiuesve bashkëkohorë, dialektika e debatit. Ky tipar nuk e ka penguar aspak letërsinë shqiptare që të ketë edhe nivel të lartë estetik kur është përfaqësuar nga individualitete krijuese veçanërisht origjinale. Marrëdhëniet midis ideologjikes dhe estetikes në letërsinë në fjalë janë lëkundur nga një epërsi relative e mesazhit mbi formën në identifikim harmonik të mesazhit me këtë formë. Letërsia shqiptare ka pasur në fillimet e veta një thelb fetaro-patriotik, më vonë një thelb patriotik dhe më në fund një thelb socialo-politik, që nga angazhimi i lirë i viteve tridhjetë kaloi në një angazhim të detyruar. Kulti i formës, si e tillë, e shkëputur nga mesazhi, në letërsinë shqiptare ka ekzistuar vetëm në mënyrë sporadike.

  • Issue Year: 2009
  • Issue No: 01-02
  • Page Range: 223-227
  • Page Count: 5
  • Language: Albanian