The League of Prizren according to the France consuls in Shkodra (1878-1881) Cover Image
  • Price 5.40 €

Lidhja Shqiptare e Prizrenit sipas konsujve francezë në Shkodër (1878-1881)
The League of Prizren according to the France consuls in Shkodra (1878-1881)

Author(s): Fehmi Rexhepi
Subject(s): History
Published by: Qendra e Studimeve Albanologjike
Keywords: League of Prizren ; France consuls ; Shkodra ; 1878-1881; Albania; Albanian History;

Summary/Abstract: Gjatë periudhës së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, si rezultat i zhvillimit të ngjarjeve shumë të mprehta në skenën politike dhe ushtarake të trojeve shqiptare dhe si rezultat i raportit të forcave në arenën ndërkombëtare, shtohet gjithnjë e më shumë interesimi i Fuqive të Mëdha dhe i përfaqësuesve të tyre diplomatik por edhe ushtarak, ndaj ngjarjeve që zhvilloheshin në trojet shqiptare e të cilat bënin përpjekje dhe luftë të pa kompromis për çlirimin nga zgjedha osmane në një anë dhe luftë kundër synimeve grabitqare të shteteve fqinje në anën tjetër. Në këtë vazhdë edhe përfaqësitë konsullore të Francës në trojet shqiptare ishin shumë aktive e sidomos konsullata franceze në Shkodër, e cila zhvillonte aktivitet të ngjeshur duke i përcjellë me interesim të jashtëzakonshëm të gjitha ngjarjet që zhvilloheshin në territorin që mbulonte kjo Konsullatë. Bazë mbështetëse për këtë punim janë dokumentet e konsullatës franceze në Shkodër që ruhen në Arkivin e Kosovës1, të cilat i ka sjellë profesor Gjyltekin Shehu nga Arkivi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Francës në Paris.2

  • Issue Year: 2009
  • Issue No: 01-02
  • Page Range: 177-185
  • Page Count: 9
  • Language: Albanian
Toggle Accessibility Mode