The third November 28 Cover Image
  • Price 4.50 €

28 Nëntori i Tretë
The third November 28

Author(s): Vasfi Baruti
Subject(s): History
Published by: Qendra e Studimeve Albanologjike
Keywords: third November ; 1928 ; Albania; Albanian History;

Summary/Abstract: Nga viti 1992 kur u vendos sistemi politik pluralist çdo vit në 28 e 29 nëntor vazhdon debati politik për ditëfestën e Çlirimit: 28 apo 29 nëntori! 28 nëntori, dita e Çlirimit të Shkodrës dhe gjithë Shqipërisë u saksionua me ligj nga Kryesia e Këshillit të Përgjithshëm Nacionalçlirimtar në mbledhjen e 5 nëntorit 1945. Nga 28 nëntori 1944 deri 28 nëntor 1945 e vetmja pikë referimi në gazeta, libra, tekste shkollore e kalendare ishte 28 nëntori, dita e Çlirimit dhe e Flamurit; kurse Radio Tirana në emisionin e mbrëmjes së 27 nëntorit 1945 transmetonte fjalën e Enver Hoxhës për festën, tetë herë i referohej 28 nëntorit e asnjëherë 29 nëntorit e vendosur ditëfestë e çlirimit më 11 nëntor dhe e shpallur publikisht në median e shkruar më 25 nëntor. Festa kombëtare e 29 nëntorit ishte vendim politik për të qenë festë e përbashkët me festën kombëtare të Jugosllavisë së Titos. Studimi 28 Nëntori i Tretë trajtohet në rrafshin historik-juridikpolitik dhe me burime autoritare arkivore të drejtpërdrejta, të vlerësuara nga harmonia e fakteve, autenticiteti (origjinaliteti) i fakteve, vërtetësia e fakteve dhe vënia e tyre në sitën e mirë të arsyes.

  • Issue Year: 2009
  • Issue No: 01-02
  • Page Range: 365-391
  • Page Count: 27
  • Language: Albanian
Toggle Accessibility Mode