The League of Prizren, a project for the national state Cover Image
  • Price 4.50 €

Lidhja Shqiptare e Prizrenit - projekt për shtetin kombëtar
The League of Prizren, a project for the national state

Author(s): Jusuf Bajraktari
Subject(s): History
Published by: Qendra e Studimeve Albanologjike
Keywords: League of Prizren; the national state; Albania; Albanian History;

Summary/Abstract: Traktati i Paqes së Shën Stefanit (3 mars 1878) krijoi një konfiguracion të ri gjeopolitik në Evropën Juglindore, që u shërbente qëllimeve ekspansioniste të Rusisë. Ky Traktat i këpuste Perandorisë Osmane rreth 80 për qind të zotërime të saj në Ballkan. Në këtë kontekst Serbisë, Malit të Zi dhe Rumanisë u jepej pavarësia. Bullgaria ishte përfituesja më e madhe duke rritur për afro tri herë sipërfaqen e saj. Ajo edhe pse fitoi një autonomi të brendshme edhe më tutje mbeti nën sovranitetin formal të Perandorisë Osmane. Pra, politika ruse ekspansioniste dhe antishqiptare ka një traditë të gjatë më tepër se 130-vjeçare, që në forma e mënyra të ndryshme pengon konsolidimin normal të faktorit shqiptar në rajon. Mirëpo, kjo politikë ekspansioniste qysh atëherë u identifikua nga fuqitë perëndimore si shkaktari kryesor i prishjes së barazpeshës dhe ekuilibrave politike në Ballkan.

  • Issue Year: 2009
  • Issue No: 01-02
  • Page Range: 163-167
  • Page Count: 5
  • Language: Albanian