Albanian papers - An international story Cover Image
  • Price 4.50 €

Letra shqipe. Një kronikë me ndërkombëtarë
Albanian papers - An international story

Author(s): Ylljet Aliçka
Subject(s): Cultural Essay, Political Essay, Societal Essay
Published by: Përpjekja
Keywords: Albanian papers ; international Story; Albanian Media; Albania

Summary/Abstract: Ish nëpunësi vendas Rosh nisi punë në përfaqësinë ndërkombëtare kur Shefi i Madh i saj, ambasadori N, kalonte një krizë të thellë xhelozie, pasi e kishte tradhëtuar e dashura e tij 25 vjecare, kur ai kishte qenë me mision jashtë vendit. Me tu kthyer në përfaqësi, informatorët e ambasadorit e informuan shkurtimisht për ngjarjen. Vecse pabesia e koketës ra hapur ndesh me natyrën e tij të ashpër, prandaj kur Roshi filloi punë në përfaqësi, Ambasadori, i tërbuar keqas, ia shkarkonte dufin e shpirtit nëpunësve të përfaqësisë dhe pjesën tjetër të kohës rrinte i heshtur, mbyllur në hallin e tij. Për këtë arsye, diplomatët e përfaqësisë, të zënë me bisedat e nxehta në lidhje me incidentin e fundit dhe pasionin e çmendur të Ambasadorit për të dashurën, nuk i kushtuan ndonjë vëmendje ardhjes së ish nëpunësit Rosh në postin e ri, i cili, i përballur me këtë fillim të pazakontë karriere, e pati të vështirë të krijonte një mendim të qartë për tërbimin e Shefit të Madh.

  • Issue Year: 2005
  • Issue No: 21
  • Page Range: 107-113
  • Page Count: 7
  • Language: Albanian