TODAY WE HAVE MORE HUMILITY AND LESS ILLUSIONS Cover Image

NE SOT KEMI MË SHUMË PËRVUAJTËSI DHE MË PAK ILUZIONE
TODAY WE HAVE MORE HUMILITY AND LESS ILLUSIONS

An interview by Adam Krzeminski with Adam Michnik and Jürgen Habermas

Author(s): Adam Krzemiński, Jürgen Habermas, Adam Michnik
Subject(s): Politics / Political Sciences
Published by: Përpjekja
Keywords: Interview; Adam Krzeminski ; Adam Michnik ; Jürgen Habermas; Albania

Summary/Abstract: Adam Krzeminski1: Ju keni pasur jetë dhe përvoja të ndryshme me të majtën evropiane. Mendoj se duhet venë në dukje ky dallim përpara se të fillojmë të diskutojmë mbi Gjermaninë, “proçesin e vështrimit të së kaluarën” si dhe për fazat e ndryshme të zhvillimit në të cilat ndodhen Polonia dhe Gjermania. Ndoshta mund të fillonim me ngjarjet e vitit 1989. A ishte për ju rënia e murit të Berlinit dhe bashkimi gjerman një e papritur? Jurgen Habermas: Sigurisht, unë u befasova po aq sa pjesa më e madhe e gjermanëve. E kisha vizituar Gjermaninë Lindore në 1988-n me rastin e një konference në Halle. Mbresa që më la zymtësia e gjermano-lindorëve në këtë simpozium ishte tronditëse. M’u dukën cinikë dhe të dëshpëruar. U ishte shuar çdo rreze shpresë për të ardhmen. Ajo që ndodhi tregoi se në ç’gradë ishte rrënuar në vetvete sistemi. Por s’kam pse ta mohoj se nuk e kisha parashikuar kolapsin e tij.

  • Issue Year: 1994
  • Issue No: 01
  • Page Range: 016-031
  • Page Count: 16
  • Language: Albanian