THE FORM OF THE SWORD Cover Image
  • Price 4.50 €

FORMA E SHPATES
THE FORM OF THE SWORD

Author(s): Jorge Luis Borges
Subject(s): Literary Texts
Published by: Përpjekja
Keywords: Albania; Rio Grande del Sud

Summary/Abstract: Fytyrën ia therte një blanë inatçore: një hark i irnosur dhe pothuaj i përkryer, i cili në një anë damkoste tëmthin dhe në anën tjetër mollëzën e faqes. Emri i tij i vërtetë nuk ka rëndësi; të gjithë në Tacuarembo e thërrisnin Anglezi i La Coloradas. Cardosi, i zoti i këtyre tokave, nuk donte ta shiste truallin; kam dëgjuar se Anglezi, për t'ia blerë, vuri në përdorim një argument të paparashikuar: i besoi historinë e fshehtë të blanës. Anglezi vinte nga kufiri, nga Rio Grande del Sud; pati edhe nga ata që thanë se në Brazil kishte qenë kontrabandist. Tokat qenë djerrë; ujërat të hidhura; Anglezi për t’i mbushur këto mangësi, punoi përkrah argatëve të tij. Thonë se qe i ashpër deri në mizori, por i drejtë deri në shpirt. Thonë gjithashtu se ishte pijanik: disa herë në vit mbyllej në dhomën e miradorit dhe buthtonte që aty në krye të dy a tri ditëve si nga një betejë a nga një dalldi, i zbehtë, fërgëllimë, i shashtisur dhe po aq autoritar si përherë. Më ndërmenden sytë e tij akullsirë,dobësia e tij energjike, mustaqet e hirta. Nuk bëhej me njeri; është e vërtetë se spanjishtja e tij qe e çalë, me një përzierje të braziliançes. Përveç ndonjë letre tregtare a ndonjë broshure, nuk i vinte korrespondencë tjetër.

  • Issue Year: 1994
  • Issue No: 01
  • Page Range: 087-090
  • Page Count: 4
  • Language: Albanian