Kontributi i Daut Efendi Boriçit për Gjuhën Shqipe
The Contribution of Daut Efendi Boriç to the Albanian Language
Author(s): Ademir XamaSubject(s): Language studies, Historical Linguistics, History of Education, The Ottoman Empire
Published by: “Printing Press” – Prishtinë
Keywords: Albanian language; Daut Boric's primers; The first Albanian primers; characteristics of primers; Primers with Ottoman letters; etc.;
Summary/Abstract: Një nga pasuritë tona kombëtare, ndoshta dhe më e lashta, është edhe gjuha shqipe. Për të ruajtur gjuhën shqipe kontribuan ndër shekuj shumë figura të shquara të dijes e të pendës. Një ndër ta është edhe Daut Efendi Boriçi. Mulla Dauti kishte një detyrë shumë fisnike në arsim. Ai fillon karrierën si mësues, për t’u emëruar drejtor i shkollës Ruzhdije në vitin 1865, e më pas, nga viti 1870 deri në vitin 1879, inspektor i arsimit fillor në Vilajetin e Shkodrës. Duket se Mulla Dauti gjatë detyrave si mësues, drejtor, e më pas si inspektor i arsimit, konstaton nevojën, që populli kishte për shkrim dhe lexim të gjuhës shqipe. Edhe pse në Shkodër në ato vite sipas dëshmive flitej shqip dhe kur ishte nevoja edhe osmanisht, arabisht dhe persisht. Ndikim tek Mulla Dauti duket se kishin njerëzit e dijes, siç ishte Hasan Tahsini, me të cilin u takua para se të kthehej në Shqipëri gjatë studimeve të tij në Stamboll. Ai abetaret e tij i bazon në shkronjat e gjuhes osmanearabe, ku dhe krijon edhe 7 shkronja të tjera për nevoja të gjuhës shqipe.
Journal: Buletini
- Issue Year: 9/2025
- Issue No: 2
- Page Range: 103-113
- Page Count: 11
- Language: Albanian
