AKTUALITETI I DRAMËS ANTIKE NË DRAMËN E QOSES “BESELAM PSE MË FLIJOJNË” Cover Image

AKTUALITETI I DRAMËS ANTIKE NË DRAMËN E QOSES “BESELAM PSE MË FLIJOJNË”
AKTUALITETI I DRAMËS ANTIKE NË DRAMËN E QOSES “BESELAM PSE MË FLIJOJNË”

Author(s): Ermira Ymeraj, Klodeta DIBRA
Subject(s): Language and Literature Studies
Published by: University of Tetova
Keywords: aktualitet; drama; antike

Summary/Abstract: Fjala e shkruar në letërsi është parë nga shkrimtari si akt rezistence dhe mënyrë për të ndërtuar një diskurs të ri për të përballuar sfidat e realitetit politik dhe eksploruar flijimin e individit përballë padrejtësisë. Qosja në këtë arsyetim është shkrimtari që në Kosovën e privuar nga liria, krijon një akt të ri krijimi që nuk i nënshtrohet formave të vjetra apo modeleve të ngurta të shkrimit. Në vend të kësaj, ai përdor letërsinë si një instrument për të kundërshtuar strukturat e padrejta dhe për të krijuar një mundësi diskutimi mbi çështje ekzistenciale dhe sociale. Në këtë mënyrë, drama e tij bëhet përcjellëse e ideve, ku akti i shkrimit lidhet ngushtë me aktin e krijimit të një realiteti të ri, duke sfiduar strukturat ekzistuese.

  • Issue Year: 12/2025
  • Issue No: 23-24
  • Page Range: 121-131
  • Page Count: 11
  • Language: Albanian, English
Toggle Accessibility Mode