Multiculturalism in the Balkans Cover Image
  • Price 4.50 €

Multikulturalizmi në Ballkan
Multiculturalism in the Balkans

Author(s): Paskal Milo
Subject(s): History
Published by: Përpjekja
Keywords: Multiculturalism ;Balkan;

Summary/Abstract: Ballkani përfaqëson një rajon tepër të komplikuar në të gjitha drejtimet. Historia u ka përcjellë brezave të tij të tanishëm probleme mjaft të ngatërruara, të cilat në shumicën e tyre e kanë burimin në mozaikun e kombeve, etnive dhe minoriteteve që ekzistojnë aty. Ekzistenca e kësaj larmie, që diku më shumë dhe diku më pak është e pranishme në çdo vënd ballkanik, nuk mund të jetë shkaku i parë i kullës babilonase të Ballkanit, pasi ka rajone e vende të tjera në Evropë e në botë që kanë ngjyrime etnike të ndryshme, por që janë shëmbull i harmonisë dhe i bashkëjetesës ndëretnike. Për rrjedhojë duhet pranuar se ekzistojnë faktorë të tjerë përcaktues që e kanë çuar Ballkanin të përjetësohet në fjalorët politikë e diplomatikë me termin “ballkanizim”. Ky term i mbështetur në përvojën negative të shekullit tonë nënkupton situata gjeopolitike të komplikuara dhe të rrezikshme të shkaktuara nga pretendimet territoriale të shteteve të vogla e të shumta të Ballkanit, aleatë të disa Fuqive të Mëdha rivale që qëndrojnë prapa tyre, të cilat mund të arrijnë në një konfrontim të përmasave të mëdha midis tyre nga zgjerimi i konflikteve lokale1.

  • Issue Year: 1995
  • Issue No: 04
  • Page Range: 031-043
  • Page Count: 13
  • Language: Albanian